Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Shpërthim në një ndërtesë në Iran, 7 të plagosur, incidenti mendohet të jetë shkaktuar nga një rrjedhje gazi
Shtatë persona u plagosën në një shpërthim në një ndërtesë banimi në Qom të Iranit, raportoi agjencia iraniane e lajmeve Fars, duke cituar një burim të paidentifikuar, e cili shtoi se shpërthimi nuk ishte rezultat i një sulmi izraelit. “Katër njësi banimi u dëmtuan në shpërthim. Vlerësimet fillestare tregojnë se shkaku i incidentit ishte një rrjedhje gazi natyror dhe shqyrtimet po vazhdojnë për këtë çështje”, tha drejtori i departamentit të zjarrfikësve të Qomit për Fars. Agjencia vuri në dukje se banorët e ndërtesës janë qytetarë të zakonshëm. BREAKING: Explosions reported in Iran. One near Mashhad Airport and one in Qom....