Shpërthim në një minierë në Spanjë, katër të vdekur

Shpërthim në një minierë në Spanjë, katër të vdekur

Katër persona humbën jetën, tre u plagosën rëndë dhe dy rezultojnë të zhdukur pas një shpërthimi që ndodhi sot në një minierë qymyri në rajonin spanjoll të Asturias (në veri), njoftoi shërbimi i urgjencës së rajonit. “Numri aktualisht është katër të vdekur, tre të plagosur, dy prej tyre u dërguan në spitalin Ponferrada me djegie dhe një tjetër në Cangas del Nartea me një dëmtim në kokë,” thanë autoritetet në një deklaratë. “Ne po punojmë për të identifikuar dy punonjës të tjerë”, thuhej më tej. Seguimos con preocupación el accidente en la mina de Zarréu, en Degaña. En la zona ya están...

Burimi: Vizionplus.tv