Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Shpërthim i fuqishëm në rezidencën e ambasadorit të Norvegjisë në Izrael
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në rezidencën e ambasadorit norvegjez në Izrael mbrëmjen e sotme në Herzliya. Në njoftimin e Ministrisë së Jashtme norvegjeze, theksohet se nuk ka të lënduar. “Kemi qenë në kontakt me ambasadën sonte. Asnjë anëtar i stafit të ambasadës nuk u lëndua gjatë incidentit”, thotë ministria e jashtme në një deklaratë me email. Ajo nuk tha se çfarë e shkaktoi shpërthimin. Sipas raportimeve të mediave hebraike, një granatë u hodh në drejtim të banesës, duke shkaktuar dëme në ndërtesë.