Shpërthim historik në Rusi: Vullkani Krasheninnikov zgjohet pas 600 vitesh, prej tërmetit 8.8 ballë

Shpërthim historik në Rusi: Vullkani Krasheninnikov zgjohet pas 600 vitesh, prej tërmetit 8.8 ballë

Për herë të parë në historinë moderne, vullkani Krasheninnikov në Gadishullin e Kamchatkës ka shpërthyer, duke çliruar një re hiri deri në 6,000 metra lartësi mbi nivelin e detit dhe duke shkaktuar alarm në Lindjen e Largët Ruse. Sipas Ekipit të Reagimit ndaj Shpërthimeve Vullkanike të Kamchatka-s (KVERT), shpërthimi ndodhi në orën 4:50 të mëngjesit, pak ditë pas një tërmeti të fuqishëm me magnitudë 8.8 ballë që goditi rajonin juglindor të Petropavlovsk-Kamchatsky më 30 korrik. “Kjo është hera e parë që Krasheninnikov shpërthen në 600 vjet,” deklaroi Olga Girina, drejtuese e KVERT, për agjencinë RIA Novosti. Sipas saj, aktualisht një...