Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Shpërthen në flakë apartamenti te Komuna e Parisit, ja çfarë dyshohet
👁13895
Një apartament është pushtuar nga flakët në zonën e “Komunës së Parisit”. Flakët kanë shpërthyer në ballkonin e apartamentit, teksa kati i lart e bën të vështirë ndërhyrjen. Mësohet se shkak për zjarrin ka qenë shpërthimi i një bombole gazi. Njoftimi: Tiranë/Informacion paraprak Me datë 02.05.2025, rreth orës 14:50, ka rënë zjarr në një banesë në katin e 6-të, të një pallati në rrugën “Tish Daija”. Si pasojë ka vetëm dëme materiale, nuk ka persona të lënduar. Shërbimet zjarrfikësese ndodhen në vendngjarje dhe punojnë për fikjen e zjarrit. Ndërkohë grupi hetimor punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.