Shpërthen bombola e gazit në Roskovec, e moshuara transportohet drejt spitalit me djegie të shumta

Shpërthen bombola e gazit në Roskovec, e moshuara transportohet drejt spitalit me djegie të shumta

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur mëngjesin e sotëm qytetin e Roskovecit, duke lënë të plagosur një grua rreth 75 vjeçe. Ngjarja ka ndodhur në banesën ku jetonte çifti i të moshuarve, Nexhip dhe Naile Sadiku. Sipas të dhënave paraprake, Naile Sadiku ka mbetur e plagosur në momentin që ishte duke ndezur sobën me gaz, ndërsa dyshohet se shpërthimi i bombulës i ka shkaktuar asaj djegie të shumta në trup. Pas shpërthimit, në ndihmë të të moshuarve kanë shkuar fqinjët dhe të afërmit, të cilët kanë njoftuar menjëherë ambulancën. E plagosura është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po merr trajtimin mjekësor për shkak të plagëve dhe djegieve të shkaktuara nga shpërthimi. Forca e shpërthimit ka qenë e madhe, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme...