Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Shëngjin, 64-vjeçarja e lënduar dërgohet tek Trauma

Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Shëngjin, 64-vjeçarja e lënduar dërgohet tek Trauma

Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në Ishull Shëngjin. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:15 dhe për pasojë është dëmtuar pronarja e shtëpisë. 64-vjeçarja me iniciale M. B., është transportuar në Spitalin e Traumës për mjekim të specializuar. Njoftimi i policisë: Shëngjin/Informacion paraprak Rreth orës 12:15, në Ishull Shëngjin, ka shpërthyer një bombol gazi në banesën e shtetases M. B., 64 vjeçe. Si pasojë është dëmtuar shtetasja M. B., e cila është transportuar në Spitalin e Traumës, Tiranë, për mjekim të specializuar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.
Burimi: Sot.com.al