Shpërthen bombola e gazit në një banesë, dy të plagosur. Policia jep detaje të ngjarjes në Fier

Shpërthen bombola e gazit në një banesë, dy të plagosur. Policia jep detaje të ngjarjes në Fier

Këtë të hënë një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në lagjen ”1 Maji” në Fier. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve. ”Rreth orës 18:30, në lagjen “1 Maji”, Fier, në një banesë, dyshohet se aksidentalisht ka marrë zjarr një bombul gazi. Për pasojë kanë pësuar djegie në trup shtetasit E. T., 63 vjeç dhe A. R., 41 vjeç, të dy banues në Fier, të cilët ndodhen në spital, për asistencën e nevojshme mjekësore, aktualisht jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe...
Burimi: Kohajone.com