Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Shpërthen bombola e gazit, 15-vjeçarja shqiptare pëson djegie të rënda
👁13698
Një vajzë 15-vjeçare shqiptare ka pësuar djegie të rënda në fytyrë dhe trup si pasojë e një shpërthimi të bombolës së gazit në banesën e saj në Neos Kosmos, Greqi. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme, ndërsa e mitura po ndihmonte nënën në përgatitjen e ushqimit. Sipas raportimeve nga mediat greke, vajza ka marrë djegie të gradës së dytë dhe pritet t’i nënshtrohet disa ndërhyrjeve plastike kirurgjikale në ditët në vijim, me qëllim zvogëlimin e dëmeve në lëkurë. Autoritetet janë duke hetuar rrethanat e ngjarjes dhe po shqyrtojnë mundësinë e një rrjedhjeje gazi që mund të ketë shkaktuar shpërthimin.