Burimi:
Fieriweb.com

Shpërndarësi i picave goditet nga një makinë në mes të Lushnjës, 30-vjeçari përfundon në spital
👁7161
Një shpërndarës picash ka përfunduar në spital i lënduar këtë mbrëmje në Lushnje. Aksidenti ka ndodhur në bulevardin e palmave ku një shpërndarës picash ishte duke kaluar në bulevard me motoçikletë me targa AV 450 ndërsa mjeti tip Ford me targa AA 599 VH po dilte nga një parking. Duke pasur shikimin e kufizuar dhe duke dalë me indjetro, drejtuesi i mjetit tip Ford nuk e ka vënë re motoçiklistin. Nga përplasja është lënduar drejtuesi i motoçikletës një i ri rreth të 30-ve dhe është dërguar me urgjencë nga ambulanca në spitalin e Lushnjes ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve...