Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Shpërndanin kokainë në Peruxhia, arrestohen 2 shqiptarë
Dy shqiptarë janë arrestuar në Peruxhia të Italisë nga Karabinierët e stacionit Farneto di Colombella. Shqiptarëve në momentin e arrestimit i janë sekuestruar një sasi kokaine. Aksioni u zhvillua përgjatë rrugës “Eugubina”, pranë një lokali të zonës. Karabinierët ndaluan një 35-vjeçar që drejtonte një makinë. Pas kontrollit personal dhe të automjetit, u gjetën nëntë pako të vulosura, që përmbanin kokainë, me një peshë totale prej 8.7 gramësh. 35-vjeçari kishte gjithashtu 475 euro në para të gatshme, të ardhura nga trafiku i drogës. Disa orë më vonë, përgjatë rrugës “Tiberina Nord”, në daljen Ospedalicchio Sud, u ndalua një tjetër makinë e...