Shpërndanin drogë në Lushnje, arrestohen dy persona. Sekuestrohen kokainë dhe armë zjarri
Dy persona janë arrestuar në Lushnjë, të dyshuar për shpërndarje të kokainës në qytet. Pas disa muajsh hetime me metoda proaktive, Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Fier, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, sekuestroi rreth 320 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë, municion luftarak, peshore elektronike, grirëse bimësh narkotike dhe 6 celularë. Në kuadër të operacionit u arrestuan E. Sh., 31 vjeç, i cili shpërndante doza kokaine duke përdorur motomjetin me të cilin shpërndante porosi ushqimi, dhe S. Gj., 39 vjeç, i dyshuar gjithashtu për shitje të lëndëve narkotike. Gjatë kontrolleve në banesat e tyre, policia gjeti sasi të konsiderueshme kokaine, fishekë për armë zjarri, pajisje për ndarjen e dozave dhe disa celularë. Policia njofton se hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë...
Burimi:
javanews.al