Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Shpallet fajtor për krime lufte, dënohet në mungesë me 15 vite burg një ish-pjesëtar i sigurimit serb
Një gjykatë në Prishtinë e ka dënuar në mungesë me 15 vjet burgim për krime lufte kundër popullsisë civile një ish-pjesëtar të Sigurimit Shtetëror të Serbisë. Në një njoftim për media, Gjykata Themelore në Prishtinë tha se e gjeti fajtor të pandehurin, të cilin e identifikoi vetëm me inicialet S.F., për kryerjen e veprës penale krime lufte kundër popullsisë civile. Prokuroria e akuzoi atë se, bashkë me dy zyrtarë të tjerë të paidentifikuar, e kishin marrë me forcë në veturën e tyre një mjek me inicialet H.Sh në vitin 1998 në rrugën Drenas-Prishtinë, dhe e “kishin dërguar në ndërtesën e...