Shpallen të pavlefshme fletët e votimit të “Mundësisë”/ Përplasje mes vëzhguesve dhe numëruesve, Policia i nxjerr jashtë

Shpallen të pavlefshme fletët e votimit të “Mundësisë”/ Përplasje mes vëzhguesve dhe numëruesve, Policia i nxjerr jashtë

Në KZAZ 40, në Shkollën Sami Frashëri, 3 fletë votimi të Partisë Mundësia po tentohen të shpallen të pavlefshme. Edhe pse janë me dy vulat e komisionit të votimit, arsyeja është se fletët kanë ngjyrë të zbehtë. Mbi këtë rast u lajmërua Ilirjan Celibashi, ndërkohë që Agron Shehaj ndodhet në KZAZ. Kjo është kundërshtuar nga vëzhguesit e Partisë Mundësia dhe me kërkesë të KZAZ 40 ka ndërhyrë policia. Policia u ka kërkuar vëzhguesve të dalin jashtë, pasi sipas KZAZ po prishin procesin. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv