VIDEO/ Harry Styles rrëzohet në skenë, reagimi i këngëtarit bëhet viral

VIDEO/ Harry Styles rrëzohet në skenë, reagimi i këngëtarit bëhet viral

Këngëtari i famshëm britanik, Harry Styles tregoi edhe një herë se di si t’i përballojë situatat e papritura me stil dhe sportivitet, edhe kur bëhet fjalë për rrëzim në skenë përpara dhjetëra mijëra spektatorëve. Teksa po interpretonte këngën “Are You Listening Yet?”, gjatë natës së dytë të rezidencës së tij në GNP Seguros Stadium në Mexico City, artisti rrëshqiti në skenën e lagur nga shiu dhe u rrëzua. Pamjet e publikuara nga fansat në rrjetet sociale tregojnë momentin kur Styles humbet ekuilibrin. Për disa sekonda stadiumi mbeti në heshtje, por këngëtari e ktheu situatën në një moment argëtues. Ai buzëqeshi, bëri shaka duke pozuar i shtrirë në skenë dhe vazhdoi të këndonte vargjet e radhës, duke treguar se incidenti nuk do ta ndalte performancën. Harry...