No Image Available

Shtyhet televotimi, Sara: Zhaku do vazhdojë të jetë e bezdisshme

Zhaku, Iliri dhe Sara do të vijojnë të jenë nën ethet e televotimit. Asnjëri prej tyre nuk u largua mbrëmjen e sotme, duke u dhënë mundësi edhe disa ditë të tregojnë veten e tyre. Deri ditën e premte, publiku mund të votojë se kë nga fermerët kanë të preferuar. Më pak i votuari, do të largohet. “Zhaku do jetë e bezdisshme, por ne jemi mësuar. Për mua do jetë njësoj, unë nuk ndryshojë”, tha Sara. “Peshku në det, tigani në zjarr”, shtoi Zhaku.