Selin “thumbon” Brikenën pas pyetje së bërë Gertës: Kam faj unë që kam TV dhe rrjete sociale

Selin “thumbon” Brikenën pas pyetje së bërë Gertës: Kam faj unë që kam TV dhe rrjete sociale

Mbrëmjen e djeshme, e ftuar në emisionin “Top Arena” ishte ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Gerta Kazazi. Gjatë emisionit, ajo u ftua në rubrikën “Kaq” me Brikenën, ku u përball me disa pyetje që ngjallën reagime në rrjetet sociale. Brikena riktheu në vëmendje momentet kur të dyja ishin pjesë e shtëpisë së BBVA, duke e pyetur Gertën për bisedat që bënte brenda reality shoë. “Kam parë disa video që, kur kemi qenë në Big Brother VIP, ti, Shëndriti, Selin dhe Gimbo flisnit për mua. Po tani, çfarë flisni për mua?”, ishte pyetja ngacmuese e Brikenës. Përgjigjja e Gertës ishte e shkurtër, ku ajo theksoi se loja ka përfunduar dhe se për të kanë mbetur vetëm respekti dhe kujtimet e mira. “Secili ka pasur angazhimet e...