RTSH hap aplikimet për edicionin e 65-të të Festivalit të Këngës
Showbiz E Premte, 7 Gusht 2026 19:31 Radio Televizioni Shqiptar ka njoftuar zyrtarisht nisjen e fazës përgatitore për edicionin e 65-të të Festivalit të Këngës, ngjarjes më të rëndësishme dhe prestigjioze të muzikës së lehtë në vend, i cili do të zhvillojë netët e tij finale këtë dhjetor. Përmes një njoftimi zyrtar, RTSH u ka bërë thirrje të hapur të gjithë krijuesve, kompozitorëve dhe interpretuesve shqiptarë brenda kufijve, në Kosovë si dhe në diasporë, që të paraqesin krijimtarinë e tyre për këtë edicion. Kushtet e konkurrimit dhe mbrojtja e autorësisë Një vëmendje e veçantë i është kushtuar origjinalitetit të veprave artistike. Rregullorja e këtij viti thekson në mënyrë të prerë se çdo këngë e dorëzuar duhet të jetë tërësisht origjinale dhe e papublikuar më parë...
Burimi:
kohajone.com