Nga Sara te Moza, Romiri flet pas eliminimit nga Ferma VIP: Dy javët e para ishin të frikshme, kam qarë te Agai
Romir Zalla pas daljes nga “Ferma VIP”: “Ishte një eksperiencë shumë e shëndetshme, më riktheu në jetën reale” Aktori Romir Zalla, një nga fermerët më të komentuar në “Ferma VIP”, është larguar në gjysmëfinale, vetëm pak ditë para finales së madhe. Pas humbjes në sfidë dhe televotimit ku ishte përballë Vis-it, Ilirit dhe Sarës, publiku vendosi që ai të ishte më pak i votuari, duke e nxjerrë jashtë garës. I ftuar në emisionin “Ferma Club”, Romiri rrëfeu përjetimet e tij brenda formatit, duke e cilësuar eksperiencën si të veçantë dhe të dobishme për shkëputjen nga jeta urbane. “Kisha një merak që kur të dilja do të më duhej shumë kohë të rikuperohesha, ishte një eksperiencë që përjetuam një mënyrë jetese shumë të shëndetshme. Ajri i...
Burimi:
vizionplus.tv