Leonora Jakupi kujton babanë dëshmor: Sa mall kam për ty, krenaria jonë

Leonora Jakupi kujton babanë dëshmor: Sa mall kam për ty, krenaria jonë

Këngëtarja e njohur, Leonora Jakupi, ka prekur ndjekësit me disa postime emocionale në rrjetet sociale, në përkujtim të babait të saj, dëshmorit Qazim Jakupi, në 28-vjetorin e rënies së tij. Artistja publikoi fillimisht një fotografi të vjetër familjare, të cilën e shoqëroi me fjalët: “Sa mall kam për ty, Engjëlli im bab”. Në një tjetër postim, Leonora ndau një fotografi të babait të saj me uniformë, krahas së cilës shkroi: “Ditët e vitet kalojnë e ti vazhdon të mbetesh i freskët në kujtimet e mia”.  Foto: Instagram “Dora jote akoma përkëdhel flokun tim nga lart! Ti, heroi im, të qoftë i lehtë dheu i Kosovës”, theksoi ndër tjerash. Artistja nga Drenica publikoi edhe një foto nga varri i babait, të stolisur me lule të bardha,...