“Ishte idhulli im”/ Yll Limani ndalon koncertin, dedikim prekës për Shpat Kasapin

“Ishte idhulli im”/ Yll Limani ndalon koncertin, dedikim prekës për Shpat Kasapin

Një mbrëmje e mbushur me muzikë, energji dhe emocione të forta ishte ajo që Yll Limani i dhuroi publikut në Shkup. Mijëra fansa u mblodhën për të ndjekur nga afër këngëtarin, duke e kthyer koncertin në një kor gjigant ku çdo varg u këndua njëzëri. Hitet më të njohura të artistit dhe atmosfera elektrizuese mbajtën publikun të përfshirë gjatë gjithë mbrëmjes. Megjithatë, mes ritmit dhe ovacioneve, Ylli zgjodhi ta ndalte për pak çaste performancën për një moment të veçantë dhe mjaft emocionues. Përpara të pranishmëve, këngëtari kujtoi Shpat Kasapin, duke folur për ndikimin e madh që ai kishte pasur në formimin e tij artistik dhe në dashurinë e tij për muzikën. “Shpat Kasapi është një nga artistët me më së shumti ndikim në muzikën shqiptare...