Miliarderi indian Adani lirohet nga akuzat për ryshfet në SHBA
Një gjykatës amerikan ka hedhur poshtë të hënën çështjen e ryshfetit kundër miliarderit indian Gautam Adani, ndërsa njëkohësisht ka kritikuar sjelljen e një zyrtari të lartë të Departamentit të Drejtësisë (DoJ) lidhur me rastin, duke e cilësuar atë si “shqetësuese”. Adani dhe shtatë persona të tjerë ishin akuzuar në nëntor 2024 në një gjykatë federale të Nju Jorkut me akuza penale që lidheshin me një skemë të dyshuar ryshfeti dhe mashtrimi. Grupi Adani është një nga konglomeratet më të mëdha indiane, me një prani të rëndësishme në sektorë kyç të ekonomisë së vendit, duke filluar nga portet te çimentoja, nga energjia te media. Prokurorët kishin pretenduar se të pandehurit kishin paguar më shumë se 250 milionë dollarë ryshfet zyrtarëve qeveritarë indianë për të siguruar kontrata...
Burimi:
kohajone.com