Granit Xhaka: Shpresoj që vajzat e mia të trashëgojnë ambicien dhe vullnetin tim

Granit Xhaka: Shpresoj që vajzat e mia të trashëgojnë ambicien dhe vullnetin tim

Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, ka treguar një anë më personale të jetës së tij në një intervistë për bote.ch, duke folur veçanërisht për rolin e familjes dhe vlerat që dëshiron t’u transmetojë vajzave të tij. Xhaka është baba i tre vajzave, Ayana, Laneya dhe Neyana, të cilat i ka me bashkëshorten Leonita Lekaj. Pavarësisht karrierës së suksesshme në futboll dhe presionit të madh që sjell ajo, ai thotë se familja mbetet mbështetja e tij kryesore dhe një pikë orientimi në çdo vendim të rëndësishëm. Futbollisti zviceran ka treguar se edhe sot, pavarësisht se është baba dhe afër moshës 34-vjeçare, kërkon këshilla nga prindërit dhe vëllai i tij Taulanti. Sipas tij, me kalimin e viteve ka mësuar të jetë më i duruar dhe të mos kërkojë...