Tre engjëjt u shuan në flakët në Florida, familja shqiptare hap dyert e mortit

Tre engjëjt u shuan në flakët në Florida, familja shqiptare hap dyert e mortit

Familja Manati ka hapur dyert e mortit, mes dhimbjes së pakufishme për humbjen e tre fëmijëve, ndërsa lutjet vijojnë për shëndetin e prindërve dhe fëmijës së mbijetuar, të cilët ndodhen në gjendje kritike pas zjarrit tragjik që përfshiu banesën e tyre në Jacksonville të Floridës. Vetëm pak minuta mjaftuan që një mëngjes i zakonshëm të kthehej në një tragjedi të rëndë për familjen shqiptare me origjinë nga Lushnja. Tre fëmijë humbën jetën pasi banesa e familjes u përfshi nga flakët në orët e para të mëngjesit të 26 gushtit. Viktimat janë dy binjakë 11-vjeçarë dhe një fëmijë vetëm 2 vjeç. Ndërkohë, prindërit dhe dy fëmijë të tjerë, një foshnjë 2-muajshe dhe një 9-vjeçar, arritën të mbijetonin, por ndodhen të shtruar në spital, në gjendje kritike....