Georgina tregon mbështetje për Ronaldon pas eliminimit të Portugalisë

Georgina tregon mbështetje për Ronaldon pas eliminimit të Portugalisë

E fejuara e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, i ka shprehur mbështetje yllit portugez pasi humbi mundësinë për të fituar titullin e kampionit të botës. Shpresat e Portugalisë u shuan të hënën, kur u mposht 1:0 nga Spanja. Ronaldo, 41 vjeç, u largua nga fusha me lot në sy pasi Mikel Merino shënoi golin e fitores në minutat shtesë të ndeshjes së zhvilluar në Dallas.  Foto: Instagram Menjëherë pas ndeshjes, Georgina publikoi në Instagram një postim të Nike, një prej sponsorëve afatgjatë të Ronaldos. Në imazh shfaqej profili i Ronaldos me mesazhin: “Legjenda vazhdon të jetojë” dhe “Historia vazhdon” së bashku me logon karakteristike të Nike. Georgina, e cila ndiqet nga 74.7 milionë persona në Instagram, postimit i shtoi një ’emoji’ zemre të kuqe. Pas përfundimit...