E papritur/ Ribashkohen Mateo dhe Brikena, Ish-banorët e BBVIP vallëzojnë së bashku

E papritur/ Ribashkohen Mateo dhe Brikena, Ish-banorët e BBVIP vallëzojnë së bashku

Një moment i papritur ka ndodhur në skenën e Top Arenës mbrëmjen e së dielës. Dy ish-banorët e Big Brother VIP 5, Mateo Borri dhe Brikena Selmani, vallëzuan së bashku në skenë në tingujt e muzikës, njësoj si në kohën kur ata ishin pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Ky moment u shoqërua me duartrokitjet e publikut dhe panelit, teksa ish-çifti solli dhe njëherë momentet e bukura që kaluan në shtëpinë e Big Brother, duke ngritur dyshimet se mund të ketë një ribashkim të mundshëm të tyre.