Familjet Morinaj dhe Nuri Lidhën Krushqi në Një Dasmë me 850 të Ftuar dhe Yje të Muzikës
Tirana u bë dëshmitare e asaj që u cilësua si “dasmë e vitit” pak ditë më parë, një ceremoni madhështore që mblodhi elitën e vendit dhe personalitete të shumta ndërkombëtare, duke tërhequr vëmendjen e publikut. Kreshnik Morinaj, djali i biznesmenit të njohur të sigurimeve, Kadri Morinaj, i dha fund beqarisë në një festë impozante të organizuar në Pallatin e Kongreseve në kryeqytet. Kjo ngjarje u konsiderua si dasma më e madhe e vitit, me rreth 850 të ftuar që udhëtuan nga mbarë bota për të marrë pjesë në këtë moment të rëndësishëm për familjen Morinaj. Pavarësisht shkëlqimit dhe modernitetit të dukshëm, dasma nuk la mënjanë traditën. Të ftuarit, të ardhur nga Shqipëria, Kosova, rajoni, Europa, Amerika dhe Azia, patën mundësinë të shijonin performancat e rapsodëve...
Burimi:
kohajone.com