Dikur kunata, Gigi Hadid e uron Dua Lipën për kurorëzimin me Callum Turner

Dikur kunata, Gigi Hadid e uron Dua Lipën për kurorëzimin me Callum Turner

Supermodelja e njohur, Gigi Hadid, ishte ndër mijëra personat që uruan Dua Lipën pas martesës së saj me aktorin britanik Callum Turner. Menjëherë pasi Gigi komentoi në postimin e këngëtares me fotografitë nga ceremonia, fansat nisën t’i kujtonin lidhjen e dikurshme të Dua Lipës me vëllanë e saj, Anwar Hadid. “Sa e mrekullueshme! Urime”, shkroi Gigi në komentin e saj.  Foto: Instagram Mirëpo, reagimi i saj tërhoqi vëmendjen e ndjekësve, të cilët iu përgjigjën me komente të ndryshme. “Gigi, ajo ishte gati të bëhej kunata jote”, shkroi një prej tyre, duke iu referuar romancës së mëparshme mes Dua Lipës dhe Anwar Hadid. Një pjesë e fansave përmendën edhe lidhjen e kaluar të vetë Gigi Hadid me këngëtarin Zayn Malik. Sipas raportimeve të mediave britanike, Dua...