‘Cllevio i fiksuar pas meje…’/ Dëshmon Noizy, sqaron zanafillën e sherrit me Cllevion

‘Cllevio i fiksuar pas meje…’/ Dëshmon Noizy, sqaron zanafillën e sherrit me Cllevion

Gjatë procesit gjyqësor ndaj grupit të Laert Haxhiut, ka dëshmuar edhe Rigels Rajku, i cili njihet me emrin e artit, “Noizy”. Ai sqaron zanafillën e konfliktit me Kleviol Ahmetin! Noizy: Kam dijeni për vendosjen e lëndës plasëse në Durrës. Kam qenë në të njëjtin pallat ku u vendos eksplozivi, kam patur dritaren hapur. Kam qenë në gjumë, dëgjova shpërthimin dhe më doli gjumi, kuptova që diçka ndodhi. Zbrita poshtë dhe kuptova që ishte vendosur një eksploziv. Më doli gjumi, zbrita poshtë, ishte babi im poshtë, motra po ashtu mund të ketë ardhur, mamin e mbaj mend. Tritoli u vendos në katin e parë të pallatit ku qëndroja. Prindërit jetojnë në të njëjtin pallat, por në një kat më sipër. Kur zbrita, ngjarja kishte ndodhur rreth orës...