“Ajo nuk do të preket kurrë”, nëna e Indrit flet për raportin me ish-bashkëshorten e djalit: Si e priti lidhjen e aktorit në Ferma VIP
E ftuar në “Ferma Club”, nëna e Indri ka ndarë detaje mbi marrëdhënien që familja ruan me ish-bashkëshorten e djalit të saj, duke theksuar se pavarësisht ndarjes, raportet mes tyre vijojnë të jenë të qeta dhe të bazuara në respekt. Ajo tregoi se komunikimi vazhdon normalisht dhe se ish-bashkëshortja e Indrit mbetet një person i rëndësishëm për familjen, sidomos për shkak të lidhjes që i bashkon përmes nipit. Sipas saj, raportet mes tyre janë të afërta dhe shpesh kalojnë kohë së bashku, duke ruajtur një marrëdhënie të shëndetshme familjare. Në fund, ajo nënvizoi se ish-bashkëshortja ka jetën e saj, ndërsa për të rëndësi ka që i biri të jetë i lumtur dhe i qetë në jetën e tij. “I ka mbyllur të gjitha me ish-bashkëshorten....
Burimi:
vizionplus.tv