Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Shoqërohet se kundërshtoi policin, në komisariat thyen edhe kamerat e sigurisë
👁5090
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 kanë arrestuar në flagrancë shtetasin N. P., 25 vjeç. I riu akuzohet se ka kundërshtuar me forcë punonjësit e policisë gjatë kryerjes së detyrës së tyre, duke mos pranuar urdhrat ligjorë dhe duke treguar sjellje agresive. Ndërkohë, gjatë kohës që ndodhej në dhomën e shoqërimit, ai ka dëmtuar me qëllim pajisjet e sigurisë, konkretisht kamerat e monitorimit, duke cenuar integritetin e sistemit të vëzhgimit. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprime të mëtejshme.