Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Shoqërimi i kandidatit të PD, reagon policia e Fierit: Posteri elektoral u vendos në kundërshtim me ligjin
👁11712
Policia e Fierit ka reaguar zyrtarisht pas shoqërimit të kandidatit të PD në këtë qark ditën e sotme, Fation Semanjaku. Sipas autoriteteve rreth orës 18:50, Drejtori i Policisë Bashkiake ka njoftuar te Salla Operative e DVP Fier se një subjekt politik ka vendosur poster në qëndër të qytetit, në kundërshtim me ligjin dhe po kundërshton forcat e Policisë Bashkiake për heqjen e këtij posteri. Policia shprehet më tej se pas njoftimit të marrë efektivët kanë shkuar në zonë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit dhe kanë shoqëruar Semanjakun, i cili më pas është lënë i lirë. Njoftimi i policisë: Reagim...