Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Shkurtohet ndihma amerikane, Senati miraton planin e Trump me 9 miliardë dollarë më pak shpenzime
Senati i Shteteve të Bashkuara i dha dritën jeshile planit të presidentit Donald Trump për të shkurtuar 9 miliardë dollarë në financimin e ndihmave amerikane në botë dhe transmetuesve publikë. Me 51 vota pro dhe 48 kundër senatorët e kaluan kërkesën e Trumpit për të shkurtime në vlerë prej 9 miliardë dollarësh nga shpenzimet tashmë të miratuara nga Kongresi, çka shënon një tjetër fitore për presidentin republikan. Pjesa më e madhe e shkurtimeve lidhen me programe që ndihmojnë vendet e huaja në betejat e tyre kundër sëmundjeve, luftërat dhe fatkeqësitë natyrore, por plani gjithashtu ndalon plotësisht 1.1 miliardë dollarët që...