“Shkuam në Vietnam ku luftuam kundër amerikanëve”, Dëshmia e kolonelit shqiptar: Pasi u stërvitëm në bazat sekrete në Dragot e Tale të Lezhës

“Shkuam në Vietnam ku luftuam kundër amerikanëve”, Dëshmia e kolonelit shqiptar: Pasi u stërvitëm në bazat sekrete në Dragot e Tale të Lezhës

Në kohën kur Vietnami luftonte kundër Amerikës, ai quhej populli vëlla vietnamez nga propaganda komuniste. Vendi ynë u rreshtua me shtetet të cilat ishin krah vietnamezëve, sikurse ishin Bashkimi Sovjetik, Kina, Korea e Veriut si dhe të gjithë vendet e Europës Lindore. Në ato vite, Ushtria Shqiptare, në bazë të marrëveshjes me Ushtrinë Vietnameze, dërgoi në vendin aziatik një grup zbuluesish, të cilët do të shikonin nga afër veprimet luftarake dhe do të merrnin pjesë konkretisht së bashku me zbuluesit vietnamezë, në aksione dhe veprime diversioniste. Grupi i përbërë nga dymbëdhjetë ushtarakë, që ishin 9 zbulues, 2 xhenierë dhe 1 kimist. Ata qëndruan gati një vit në xhunglat e Vietnamit dhe përjetuan nga afër veprimet luftarake, panë tmerret e luftës por edhe morën pjesë në...