Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Shkrumbohet nga zjarri një banesë në Vlorë, çfarë dyshohet
👁13614
Një banesë është përfshirë nga zjarri mesditën e sotme pranë qendrës historike të qytetit të Vlorës. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë përfshirë banesen ndërsa banorët kanë njoftuar menjëherë shërbimin zjarrfikës. Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje brenda pak minutash dhe po punojnë për të vënë nën kontroll flakët, si dhe për të shmangur përhapjen e zjarrit në banesat përreth. Ndërkohë grupi hetimor po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.