“Shkova në Arabinë Saudite për para. Lojtarët mungonin në stërvitje se donin të faleshin në mëngjes”

“Shkova në Arabinë Saudite për para. Lojtarët mungonin në stërvitje se donin të faleshin në mëngjes”

18 Tetor 2026 18:19 Telesport Aventura e Sergio Conceicao tek Al-Ittihad në Arabinë Saudite zgjati shumë pak. I ftuar në podkastin “La Tripletta”, Conceicao tregoi arsyen kryesore pse zgjodhi të drejtonte një ekip në Arabinë Saudite dhe foli për mentalitetin e keq që është në atë vend. Ai foli hapur për motivet financiare që qëndronin pas kalimit të tij në Arabinë Saudite, ndërsa kritikoi ashpër mentalitetin e punës dhe disiplinën e disa lojtarëve vendas. Portugezi vuri në dukje se trajnerëve dhe lojtarëve që vijnë nga jashtë shpesh u kërkohet të përshtaten shumë shpejt me rrethana krejtësisht të ndryshme. Conceicao e vuri theksin drejtpërdrejt te mungesa e përkushtimit të disa lojtarëve sauditë, duke argumentuar se problemi nuk lidhet vetëm me aftësitë teknike, por me kulturën e...