Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Shkon në 27 numri i të vdekurve nga përmbytjet në Teksas, Trump: Po punojmë me Emergjencat
Teksas SHBA- Të paktën 27 persona, përfshirë nëntë fëmijë, kanë vdekur në përmbytjet që kanë përfshirë Qarkun Kerr në Teksas. Autoritetet thonë se 27 vajza janë ende të zhdukura pasi përmbytjet shkatërruan një kamp veror të krishterë të vendosur në brigjet e lumit Guadalupe. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, thotë se administrata e tij po punon ngushtë me autoritetet lokale për t'iu përgjigjur emergjencës, duke shtuar se Sekretarja e Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem, është duke udhëtuar për në Teksas. Ndërprerjet e energjisë elektrike kanë prekur 15,070 njerëz në të gjithë shtetin e Teksasit.