Shkollat me ChatGPT, Ministria jep udhëzimin për përdorimin e AI, rregullat e përdorimit
Inteligjenca Artificiale do të mund të përdoret në shkollat shqiptare si një mjet ndihmës për mësuesit dhe nxënësit. Ministria e Arsimit ka publikuar një udhëzues për përdorimin e mjeteve të Inteligjencës Artificiale, përfshirë ChatGPT, Gemini dhe platforma të tjera. Udhëzuesi, i publikuar nga Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar, përcakton se Inteligjenca Artificiale duhet të shërbejë për të mbështetur aftësitë njerëzore dhe jo për t’i zëvendësuar ato. Sipas dokumentit, mësuesit mund ta përdorin AI-në për përgatitjen e materialeve mësimore, krijimin e ushtrimeve dhe pyetjeve, hartimin e testeve dhe provimeve, si dhe për përgatitjen e rubrikave dhe kritereve të vlerësimit. Mjetet e Inteligjencës Artificiale mund të përdoren në një gamë të gjerë lëndësh, nga gjuha shqipe dhe gjuhët e huaja te matematika, artet dhe...
Burimi:
ntv.al