Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Shkolla verore e socialistëve, deputetët e rinj pa eksperiencë nisin trajnimin në “Akademinë Politike”
Në ambientet e selisë së Partisë Socialiste nisi sot “Akademia Politike”, e cila do të trajnojë deputetët e zgjedhur të 11 majit. Nga 54 deputetët e rinj, 39 prej tyre nuk janë ulur më parë në poste të nivelit të ministrave, zv/ministrave apo kryetarëve të bashkive dhe kjo mungesë e eksperiencës do të plotësohet përmes trajnimit në shkollën verore. Ndër të parat që ka mbërritur në selinë rozë ishte Zegjine Çaushi, e cila doli fituese nga listat e qarkut të Fierit. “Nuk kemi lektor të preferuar, që nga kryeministri i pari dhe deri te i fundit”, tha ajo për mediat....