Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Shkodra Elektronike, “Prometeu” që çoi “Zjerm”-in e shpirtit shqiptar në Bazel, Beatriçe Gjergji dhe Kolë Laca në finalen e Eurovision
👁12710
Albert Vataj Në një mbrëmje ku ankthi dhe magjia e garës ishin të prekshme në ajër, Shqipëria shpërtheu me gjithë fuqinë e saj artistike në skenën e Eurovision Song Contest 2025, që këtë vit zhvillohet në Bazel të Zvicrës. Grupi Shkodra Elektronike, me këngën “Zjerm”, elektrizoi atmosferën dhe rrëmbeu zemrat e publikut me një performancë që ishte më shumë se muzikë, ishte një manifest i identitetit dhe shpirtit shqiptar.Shkodra e muzikës, e mjeshtrave të pentagramit, e poetëve dhe e këngës, rikthehet me një tjetër rizgjim të shpirtit të saj krijues, me një tjetër pretendim për të qenë në majë. Ajo...