Shkodra, dy muaj pa raste me murtajë. Vijon monitorimi në 3 vatrat ku u shfaq infeksioni në qershor

Shkodra, dy muaj pa raste me murtajë. Vijon monitorimi në 3 vatrat ku u shfaq infeksioni në qershor

Prej gati dy muajsh, në qarkun e Shkodrës nuk është regjistruar asnjë rast i ri i murtajës së bagëtive të imta, sëmundje kjo që u evidentua për herë të parë në nivel kombëtar pikërisht në këtë qark. Edhe pse afati i përcaktuar për daljen nga karantina, i cili parashikon 31 ditë pa raste të reja, është tejkaluar, tre vatrat e infeksionit të evidentuara në muajin qershor vijojnë të qëndrojnë nën monitorim të rreptë nga grupet e Task Forcës. “Sipas procedurave teknike, periudha e karantinimit është 31 ditë nga rasti i fundit, por për shkak se kjo është një sëmundje e re në Shqipëri, kufizimet e lëvizjeve sjellin në dëme tek tregtarët por këto kufizime sjellin më pak dëme se sa vet sëmundja”, u shpreh Mark...