Shkodër: Njëri shkon në kalçeto për të vrarë të riun, 2 të tjerë kanosin me armë e dhunojnë 38-vjeçarin në lokal
foto ilustruese SHKODËR-Tre persona janë shpallur në kërkim nga Policia e Shkodrës, lidhur me dyshimin për tentativë vrasjeje dhe për kanosje me armë zjarri dhe dhunë fizike. Rasti i parë ka ndodhur më 11 tetor, ku një 25-vjeçar ka hyrë me armë zjarri në një kalçeto me qëllim vrasjen e shtetasit J. U., 27 vjeç. Ndërkohë një ditë më parë më 12 tetor, dy persona të moshës 40 dhe 37 vjeç, teksa ndodheshin në një lokal në Shkodër, kanë kanosur me armë zjarri dhe kanë goditur me grushte shtetasin E. Ç., 38 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime në fytyrë. Njoftimi i policisë: Zbardhen dy raste të tentativës për vrasje dhe kanosjes me armë zjarri. Identifikohen dhe shpallen në kërkim 3 shtetas. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit...
Burimi:
zeri.ai