Shkodër/ Humbi jetën duke shpëtuar dy turist, trupi i kapitenit ende nuk është gjetur

Shkodër/ Humbi jetën duke shpëtuar dy turist, trupi i kapitenit ende nuk është gjetur

Vijojnë pa ndërprerje kërkimet për gjetjen e trupit të kapitenit të anijes turistike të Bashkisë Shkodër, Arben Alamani, 51 vjeç, i cili humbi jetën mesditën e sotme në liqenin e Shkodrës, gjatë një përpjekjeje për të shpëtuar dy turistë që kishin rënë në ujë. Pavarësisht përpjekjeve të forcave të policisë dhe njësive të kërkim-shpëtimit në zonën ku dyshohet se ndodhi ngjarja, trupi i 51-vjeçarit ende nuk është gjetur. Sipas informacioneve zyrtare, ngjarja ndodhi sot, kur Alamani ndërhyri për të shpëtuar dy turistë që kishin rënë aksidentalisht në ujë. Falë reagimit të tij të menjëhershëm, turistët u shpëtuan dhe ndodhen në gjendje të mirë...
Burimi: Syri.net