Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Shkencëtarët zbulojnë një grup të ri gjaku, por i përket vetëm një personi nga Guadelupa
Një grup i ri gjaku, i quajtur “Gwada negativ”, është zbuluar nga shkencëtarët, por deri tani është identifikuar vetëm tek një grua 68-vjeçare nga Guadelupa, një rajon francez përtej detit. Ky zbulim u bë publik në Kongresin e Shoqatës Ndërkombëtare të Transfuzionit të Gjakut në Milano, më 4 qershor. Gruaja u bë objekt studimi për herë të parë në vitin 2011 në Paris, kur analiza rutinë përpara një operacioni nuk arriti të përcaktonte grupin e saj të gjakut apo ndonjë përputhje me grupet ekzistuese. Për shkak të kufizimeve teknologjike, rasti mbeti i pazgjidhur për 8 vjet. Në vitin 2019, studiuesit...