Shkencëtarët paralajmërojnë: Plastika, një kërcënim i rëndë për shëndetin

Shkencëtarët paralajmërojnë: Plastika, një kërcënim i rëndë për shëndetin

Ndotja nga plastika përbën një rrezik serioz, në rritje dhe të shpërfillur për shëndetin e njeriut. Paralajmërimi vjen nga një grup ndërkombëtar shkencëtarësh dhe mjekësh pak ditë para një konference të Kombeve të Bashkuara për një marrëveshje globale mbi plastikën. Në një artikull të publikuar në The Lancet, 27 ekspertë të shëndetit raportojnë se plastika shkakton sëmundje në çdo fazë të ciklit të jetës së saj dhe në çdo fazë të jetës së njeriut, me foshnjat dhe fëmijët e vegjël si më të ndjeshmit ndaj dëmeve. “Ndikimi i plastikës në shëndetin njerëzor ka qenë një çështje e heshtur krahasuar me ndryshimet klimatike apo ndotjen e ajrit, por tani po dalin prova që tregojnë se sa serioz është”, tha autori kryesor i raportit, Philip Landrigan, drejtor i Observatorit...