Shkelje të hapësirës ajrore, Finlanda thërret diplomatin rus

Shkelje të hapësirës ajrore, Finlanda thërret diplomatin rus

Ministria e Jashtme e Finlandës ka thirrur diplomatin më të lartë të Rusisë në Helsinki lidhur me një shkelje të dyshuar të hapësirës ajrore të saj. Sipas Finlandës, dje, një avion ushtarak rus hyri në hapësirën e saj ajrore pranë brigjeve të Porvoo, në pjesën jugore të vendit, duke shtuar se roja kufitare po hetonte incidentin. Finlanda ndan një kufi prej 1,340 km me Rusinë – më i gjati nga çdo anëtar i NATO-s. Kujtojmë se herë pas herë ajo e ka akuzuar Moskën për shkelje të hapësirës së saj ajrore disa herë këtë vit.   Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv