Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Shkelje në tendera dhe falsifikim dokumentesh në Bashkinë Kurbin, GJKKO dënon 3 zyrtarë
FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur vendimin përfundimtar për 4 ish- zyrtarë lokalë në Kurbin, të akuzuar për shkelje të barazisë në tendera publikë dhe falsifikim dokumentesh. Gjykata shpalli fajtorë shtetasit Jeton Cakoni dhe Vlash Gega për veprën penale "Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera", si dhe Donika Senka për “Falsifikim të dokumenteve zyrtare”. Të tre u dënuan me nga 1 vit burgim, i cili, në zbatim të gjykimit të shkurtuar, u ul në 8 muaj dhe u pezullua, duke u zëvendësuar me periudhë prove 16-mujore. Gjykata vendosi shpalljen e pafajësisë për të...