“Shkeli Kushtetutën duke shmangur Kongresin”, sulmet ndaj Iranit përçajnë amerikanët

“Shkeli Kushtetutën duke shmangur Kongresin”, sulmet ndaj Iranit përçajnë amerikanët

Kanë qenë të përziera reagimet e spektrit politik amerikan ndaj vendimit të Trump për të sulmuar Iranin. Senatori republikan Mitch McConnell e përgëzoi Trump-in për ndërmarrjen e “veprimeve vendimtare” për t’i mohuar Iranit një armë bërthamore. “Shfrytëzimi i kësaj mundësie nuk është një përshkallëzim drejt luftës, është një përgjigje e kujdesshme ndaj luftëdashësve në Teheran“, shkroi McConnell në rrjetet sociale. Por nuk ishin në një mendje demokratët, të cilët i kanë dënuar sulmet. Mark Warner, nënkryetar i Komitetit të Inteligjencës së Senatit, theksoi se vendimi i Trump rrezikon ta tërheqë SHBA-në në një tjetër luftë “pa fund”, që mund t’u “kushtojë jetë dhe burime amerikanëve për vitet që vijnë”. Disa ligjvënës të tjerë demokratë evidentuan faktin se sulmet u kryen pa pëlqimin e Kongresit. Kongresmenja...