Shkelën barazinë në tendera/ SPAK u komunikon akuzën 25 personave, mes tyre kreu i ARRSH Gentian Gjyli

Shkelën barazinë në tendera/ SPAK u komunikon akuzën 25 personave, mes tyre kreu i ARRSH Gentian Gjyli

Foto ilustruese TIRANË- Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet për 25 persona. Sipas të dhënëva të deritanishme, ndaj këtyre personave është nisur një hetim për abuzime me tenderat e rrugëve. "ReportTv" bën me dije se SPAK u ka komunikuar akuzat disa biznesmenëve dhe zyrtarëve. Mes tyre është edhe kreu i Autoritetetit Rrugor të Shqipërisë, Gentian Gjyli, i cili akuzohet për shkelje të barazisë në tendera. Pretendohet se janë mbi 10 praktika prokurimi të hetuara, por ende nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga SPAK./ZËRI
Burimi: Zeri.ai