Shkarkohen 14 administratorë të njësive administrative dhe 2 nënkryetarë të bashkisë së Kukësit

Shkarkohen 14 administratorë të njësive administrative dhe 2 nënkryetarë të bashkisë së Kukësit

Kryetari i bashkisë Kukës, Albert Halilaj vendosi ditët e fundit shkarkimin nga detyra të 14 administratorë të njësive administrative dhe 2 nënkryetarëve të bashkisë. Ky vendim erdhi pas analizës së punës për performancën e bashkisë Kukës për periudhën janar–qershor si dhe në kuadër të përmirësimit të punës dhe rritjes së nivelit të shërbimit ndaj qytetarëve. “Puna do të vijojë me fokus në përmirësimin e treguesve të performancës në të gjithë sektorët ku janë evidentuar problematika, si dhe me vëmendje të shtuar ndaj cilësisë së shërbimeve për qytetarët”, thuhet në një postim në rrjetet sociale të bashkisë Kukës.
Burimi: Javanews.al